Tirana do të luajë sot ndeshjen e dytë miqësore në Serbi, aty ku po zhvillon fazën përgatitore. Takimi i parë u fitua me rezultatin 3-1 kundër OFK Petrovac, ndërsa sot në orën 18:30 do të luhet sfida e radhës, e cila është e dyta nga katër të planifikuara.
Kundërshtari do të jetë malazez, OFK Grbalj, ekipi që militon në Superligën e Malit të Zi. Përpos ndeshjes së sotme, Tirana do të luajë dhe dy takimet të tjera javën e ardhshme. Nga sa mësohet, trajneri Ilir Daja do të provojë të hedhë në fushë prurjet e fundit, duke u bërë testimin e parë.