Presidenti i Barceloës, Josep Maria Bartomeu në një intervistë për “RAC 1” ka folur për të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverde.
“Valverde do të jetë trajneri i Barcelonës edhe për vitin e ardhshëm. Trajneri dëshiron të vazhdojë projektin e tij dhe në kokën time nuk e mendoj se duhet të ndërrojmë teknikun”, është shprehur presidenti.
Në sezonin e tij të parë si trajner i Barcelonës, Valverde ka arritur të fitojë 2 trofe, “La Liga” dhe “Copa Del Rey”. Deri më tani Barcelona nën urdhrat e teknikut spanjoll nuk e ka provuar ende shijen e humbjes këtë sezon në kampionat.