Barcelona është mundur me rezultatin 2-0 në pjesën e parë nga PSG-ja, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Skuadra e Luis Enriques e ka parë veten në disavantazh në minutën e 18-të pasi Di Maria shënoi golin e avantazhit. Më pas, në të 40-tën Draxler shënon golin e dytë për të mbyllur me këtë rezultat fraksionin e parë të kësaj sfide.
Megjithatë statistikat flasin në favor të katalanasve, teksa skuadra franceze e ka mbajtur topin më pak (43 për qind), ndërsa Barcelona e ka qarkulluar më shumë sferën ( 57 për qind), megjithatë nuk ka mundur të shënojë.