Barcelona deri më tani është në vendin e parë në La Liga, duke e udhëhequr kampionatin me 31 pikë, mirëpo tashmë jemi në prag të merkatos së janarit dhe gjithçka mund të ndodhë. Trajneri i katalanasve, i pyetur në lidhje me këtë çështje ka thënë se nëse rikthehet mbrojtësi Umtiti nga dëmtimi, atëherë nuk është e nevojshme që të ketë ndërhyrje.
“Fakti është që nëse Umtiti rekuperohet, atëherë ky do të ishte një lajm shumë i mirë për ne deri në fund të sezonit. Përsa i përket merkatos, mendoj gjithmonë rreth këtyre që kam në dispozocion”, ka thënë tekniku.