Forma e dobët nga Philippe Coutinho fut në merkato Barcelonën.
Skuadra katalanase nuk dëshiron të përballet me surpriza të pakëndshme edhe në sezonin e ardhshëm dhe sipas mediave spanjolle ka nisur nga puna për të gjetur futbollistë cilësorë për të. E sipas asaj që raportohet nga “El Mundo Deportivo”, Barcelona ka filluar kontakte me yllin e Atleticos së Madridit, Antoine Griezmann,
Në fakt, menaxheri i ekipit “Blaugrana”, Eric Abidal ka folur tashmë me francezin për të parë gatishmërinë e tij për të kaluar në “Camp Nou”. Nuk dihet ende përgjigjja e kampionit të botës, por kjo merkato pritet të jetë ajo e duhura për Griezmann e Barcelonën, që janë “dashuruar” prej kohësh.
Për kartonin e Griezmann, Barcelona pritet të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro, shifër kjo aspak e madhe për talentin dhe për atë që francezi ka dhënë në fushën e blertë.