Barcelona është prej kohësh në kërkim të një mesfushori të një niveli të lartë dhe që përshtatet me filozofinë e katalanasve. Një nga emrat më të përfolur është edhe ai i Christian Eriksen. Danezi mbetet një lojtar i pëlqyer nga drejtuesi katalanas.
Sport shkruan se Barça është shumë e interesuar për të firmosur me mesfushorin e Totthenham. Por një marrëveshje e tillë nuk do jetë aspak e lehtë për tu arritur pasi londinezët e konsiderojnë të pashitshëm Eriksen.