Klubi i Barcelonës ka njoftuar së fundmi se do të paraqesë uniformën e re të skuadrës për sezonin pasardhës 2018-2019.
Ajo cfarë ngjall interes është ideja që kërkon të zbatojë klubi blaugrana në promovimin e identitetit katalanas. Fanella e re pritet të pësojë ndryshime radikale ku do të ndahet në 10 shirita që përfaqësojnë direkt 10 distriktet e rajonit të Katalunjës dhe jaka do të dizenjohet në formë”V”-je.
Me shumë mundësi kjo të jetë sfilata e fundit e uniformës me ngjyrat kuq e blu duke marrë për bazë ngjyrat e flamurit katalanas (Senyera) e kuqe dhe e verdhë. Uniforma e re evokon imazhin e uniformës së Barcës gjatë shekullit të kaluar.
E gjithë kjo iniciativë është frymëzuar nga gjendja e trazuar politike në Katalonjë pas valëve të protestave popullore për shkëputjen përfundimtare të rajonit nga shteti spanjoll.
Pritet që fanella e re të prezantohet për publikun katalanas në ndeshjen përfundimtare të sezonit 2017-2018.
https://www.youtube.com/watch?v=4CcVSojlkao