Lionel Messi u detyrua ta ndiqte ndeshjen mes Barcelonës dhe Interit nga tribuna. Sulmuesi argjentinas vuan nga një dëmtim i rëndë dhe në fitoren e djeshme të katalanasve (2-0), u shfaq së bashku me djaloshin e tij duke mbështetur ekipin spanjoll.
Në fund të takimit të gjithë tifozët e pranishëm brohoritën për “Pleshtin”, duke i dhënë atij kurajo që të rikuperohet sa më shpejt. Gëzimi i Messit ishte i ligjshëm dhe në rrjetet sociale, ai ia dedikoi fitoren djaloshit të tij teksa shkruante:
“Sa bukur ta jetosh dhe ta shijosh këtë ndeshje me ty. Urime skuadrës për këtë fitore”, përfundonte ai në rrjetet sociale.