Barcelona ka nisur të mendojë për merkaton e ardhshme dhe për zëvendësuesit potencial të lojtarëve aktual që dalëngandalë do të duhet të hapin rrugën për elementët e rinj.
Mes tyre duket se është dhe Luis Suarez, me uruguajanin tashmë 31-vjeçar që duket se po nis rënien e rendimentit. E për këtë drejtuesit e katalanasve po konsiderojnë zëvendësimin e tij sërish me një lojtar të kuq nga Liverpool.
Bëhet fjalë për Roberto Firmino, i cili pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga skuadra spanjolle. Ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, por duke parë që dy klubet kanë pasur goxha bashkëpunim në të shkaurën në merkato, një marrëveshje e re për lojtarin brazilian nuk përjashtohet.