Kampionët e Spanjës, Barcelona, vazhdojnë të jenë në kërkim të një sulmuesi zëvendësues për treshen Mesi-Suarez-Nejmar.
Pas mosarritjes së Luciano Vietos dhe Karlos Bakës, tashmë katalanasit i kanë hedhur sytë nga kroati i Juventusit, Mario Manxukiç.
Përforcimi i Juventusit me Higuain do t’i ulë hapësirat për kroatin, ndaj Barcelona do të tentojë një marrëveshje me lojtarin dhe klubin italian.