Shifrat e ‘çmendura’ në merkato tashmë janë diçka normale në futboll. Çdo vit po thyhen rekorde përsa i përket blerjes më të shtrenjtë dhe duket se ky trend i çmimeve të larta do vazhdojë sërish. Barcelona po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për mbrojtësin e Red Bull Leipzig, Dayot Upamecano.
19-vjeçari ka qenë një titullar fiks i ekipit gjerman këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Bayern Munchen, Arsenal dhe Milan. Katalanasit e shohin francezin si një pasardhës të Pique i cili tashmë është në moshën 31-vjeçare. Për të pritet një ofertë zyrtare në muajt e verës dhe çmimi për të siguruar Upamecano duket se nuk do jetë aspak i ulët.