Antonio Rukavina mund të mbërrijë në “Camp Nou”. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka shfaqur interes për të, por tifozët spanjollë nuk duken mjaft të kënaqur me këtë zgjedhje të tij. Sipas “Mundo Deportivo”, futbollisti me shumë gjasa do të bëhet pjesë e katalanasve në merkaton e dimrit. Megjithatë zhvillime të reja pritet të ketë në ditët në vazhdim.