Tirana do të luaj ditën e sotme një ndeshje të rëndësishme për ecurinë në kampionat përballë një rivali direkt si Luftëtari. Të dyja skuadrat nuk po kalojn një moment të mirë kushtëzuar dhe nga mungesat e lojtarëve për shkak dëmtimesh apo kartonash. Te Tirana besojn se kjo është ndeshja e duhur dhe një fitore do të çlironte disi kampin bardheblu.
Trajneri Ardian Mema nuk e ka pasur pothuajse asnjëherë grupin e plotë të lojtarëve në ndeshjet që ka drejtuar skuadrën dhe në këtë sfidë mungesat nuk janë të pakta. Tirana bëri një ndeshje pozitive ndaj Kukësit dhe trajneri Mema do ti besoj sërish të njëtit formacion me ndryshimin e vetëm të Asion Dajës që mungonë për shkak kartonash dhe në vendin e tij do të luaj Maveje. Paraqitja ndaj Kukësit e portierit Abibi ka bërë që trajneri ti besoj sërish vendin në formacion duke ulur për herë të dytë në stol Ilion Likën.