Partizani barazoj në miqësoren e dytë ndaj Antalyasporit që u zhvillua ditën e sotme. Një test që i ka shërbyer trajnerit Gega për të parë gjendjen e skuadrës dhe në prononcimin e tij pas ndeshjes trajneri u shpreh mjaft i kënaqur për paraqitjet e skuadrës.
“Sot luajtëm ndeshjen e dyte miqësore, në pjesen e parë aktivizuam lojtarët e rinj pasi kemi 5 ditë fazë përgatitore. Ekipi po punon jashtzakonisht mirë. Në pjesën e dytë u aktivizuan lojtarët titullar dhe jam i kënaqur për paraqitjen e skuadrës pasi kontrolluam të gjithë takimin. Patëm shumë raste shënimi, por e rëndësishme ishte të shikonim gjëndjen e skuadrës. Në këtë ndeshje na mungoj sërish Hebaj dhe Duka që do të jetë pjesë e skuadrës dhe nuk u aktivizuar prej një problemi shëndetsorë. Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe deri më tani nuk kemi pasur probleme dëmtimesh. Po stërvitemi mirë dhe besoj së do të rikthehemi në Tiranë të gatshëm për kampionati. Këto dy ndeshje kanë treguar që kemi mundësi të bëjm më shumë. Në pjesën e parë u aktivizuan lojtarët e rinj dhe kishim vështirësi duke u ndëshkuar që në minutat e para dhe mungesa e eksperiencës u vërejt, por në pjesë e dytë kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë një 45 minutësh që unë nuk e kisha parë më parë te ekipi dhe kishim mundësi ta fitonim ndeshjen. Jam shumë i këqur nga ndeshja e sotme. Kushtet janë shumë të mira, fushat janë shumë të mira gjë që është shumë e rëndësishme për ne, dhe që në Shqipëri është shumë e vështirë ndaj të gjitha skuadrat vuajn nga kjo anë. Grupi po punon jashtzakonisht mirë dhe të gjithë e dimë çfarë objktivi kemi dhe besojm të vazhdojm në këtë mënyrë që të kthehemi në Tiranë me frymë optimiste” u shpreh trajneri i Partizanit Gega.