Kosova arriti që të barazojë në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të Botërorit, sfidë e cila ishte e para në një kompeticion zyrtar për ekipin më të ri të njohur në Europë. Drejtuesit e FFK-së premtuan se do t’i shpërblenin lojtarët me 100 mijë euro për rezultatin e arritur dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, ndërsa ajo që ndodh më pas është vërtetë surprizuese.
Paratë që janë dhënë në formë premioje, tashmë pritet që të kalojnë në formë bamirësie nga futbollistët e Kosovës te të varfrit e këtij shteti. Ky gjest është pohuar për mediat kosovare nga përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe nga trajneri Albert Bunjaki.