Derbi ndërmjet Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me rezultatin 0-0. Për këtë ndeshje ka folur edhe ish-presidenti Bamir Topi, i cili bën tifozllëk për Tiranën. Teksa ishim mësuar ta shihnim në stadium, tashmë ai është distancuar dhe për këtë ka folur vetë teksa deklaroi në emisonin “Fair-Play” në News24:
“Nuk mund të them se jam i kënaqur. Për herë të parë kemi përjetuar derbin e Tiranës në Elbasan. E kam parë ndeshjen nëpërmjet televizionit. Unë i kam ulur dozat e tifozllëkut, tani mjaftohem ta shoh vetëm nga ekrani”.