Mallakastriotët kanë kryer pagesën e detyruar në FSHF dhe janë gati me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të bërë nisjen e kampionatit të ri. Ata kanë ndërtuar një grup mjaft të mirë lojtarësh, ku trajnerët Julian Ahmataj dhe Maringlen Kule po punojnë çdo ditë për të konkluduar formacionin.
Por, kur pritet që të hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, mallakastriotët kanë projektuar dy sfida miqësore. E para do të luhet në Peqin ndaj Shkumbinit vendës nesër në orën 16:00. Ndërsa takimi i dytë është projektuar që të zhvillohet në “Adush Muçaj” kundër Përmetit të Kategorisë së Dytë ditën e shtunë.