Sot, Terek Grozny ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 kundër skuadrës së Brno. Protagonist i kësaj sfide ka qenë Bekim Balaj. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë dy herë në portën kundërshtare, duke treguar formën e mrekullueshme që po kalon.
Shkodrani e nisi këtë ndeshje si titullar dhe në minutën e 50-të shënon golin e dytë për skuadrën e tij. Ndërkohë pas 12 minutash, Balaj shënon edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin duke vulosur në këtë mënyrë rezultatin e ndeshjes.