Ançeloti e ka nisur me trofe aventurën e tij te Bajerni i Mynihut. Bavarezët kanë triumfuar në Superkupën e Gjermanisë, ku kanë mposhtur pastër skuadrën e Dortmundit me shifrat 2-0.
Golat për Bajernin u shënuan nga Vidal në minutën e 58 dhe Myler në minutën e 79.
Për Bajernin ditën e sotme pati një debutim të veçantë edhe për Humels, i cili ndeshjen e parë për bavarezët e zhvilloi ndaj ish-ekipit të tij, ku për më tepër ka qënë dhe kapiten.