Në orën 17:00, luhet ndeshja e rëndësishme mes Teutës dhe Partizanit, në stadiumin “Niko Dovana”. Gjatë gjithë javës ka pasur një interesim të madh nga tifozët, por edhe opinioni sportiv ka sytë nga ky takim.
Ndërkohë biletat po avullojnë, klubi i Teutës, me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, njofton tifozët të blejnë bileta, pasi po ikin me ritme të shpejta.