Motrat teniste nga shtetet e bashkuara Serena dhe Venus Williams, do të përballen sërish mes tyre në finalen e Grand Slamit të parë për këtë vit.
Dy tenistet amerikane kanë treguar edhe njëherë se mosha është thjesht një numër për to. Kjo është hera e dytë që takohen motrat Williams në finale të Australian Open. Hera e parë dhe e vetme deri tani ka qenë në vitin 2003.
Në ndeshjet e fundit përpara se të kapnin finalen, Serena triumfoi kundër Mirjana Lucic-Baronit me rezultat 2:0, në sete (6-2 dhe 6-1) ndërsa Venus kundër Coco Vandewhege me rezultat 2:1, në sete (6-7, 6-2 dhe 6-3).
Kujtojmë se takimi do të zhvillohet të shtunën në mëngjes me kohën tonë lokale.