Sulmuesi nga Gaboni i Borusias së Dortumundit ka qënë një futbollist tepër i kërkuar në këtë merkato vere. Pas një sezoni mjaft pozitiv me nënkampionët e Gjermanisë, Aubamejang fitoi vëmendjen e shumë klubeve të njohura.
“I vetmi ekip që mund të më bënte të largohesha nga Dortmundi është Reali i Madridit dhe asnjë tjetër”, ka thënë Aubamejang për mediat gjermane.
Ai ndodhet i grumbulluar më Dortmundin në Kinë ku po zhvillohet faza përgatitore për sezonin e ri dhe gjithashtu është shprehur se te Dortmund është mjaft i kënaqur.