Laçi do të luajë kundër Anorthosis, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Europa League. Ky takim do të startojë në orën 17:00, ndërsa tashmë gjithçka është gati për të startuar në stadiumin e bardhezinjve.
Në një video të siguruar nga newsport.al shihen tifozët qipriotë që ndodhen në Tiranë dhe janë bërë gati për të udhëtuar në Laç.
Ata nuk përmbahen për ekipin e tyre teksa këndojnë dhe brohorasin ende pa mbërritur në stadiumin kurbinas. Pritet me interes të shihet se si do të përfundojë kjo sfidë, teksa ndeshja e parë është mbyllur me shifrat 2-1 në favor të qipriotëve.