Atletiko Madrid kërkon të ruajë lojtarët e saj nga skuadrat e mëdha dhe është pranë rinovimit me portierin Jan Oblak. Gardiani slloven është një nga pikat kyçe të kësaj skuadre dhe drejtuesit e klubit i kanë ofruar rinovimin e kontratës.
Sipas mediave spanjolle, Oblak dhe Atletiko Madrid janë një hap larg rinovimit me kontratën që skadon në verën e vitit 2021. Por, madrilenët kërkojnë të mbajnë larg skuadrat e tjetra dhe në kontratën e re të portierit do të vendosin një klauzolë prej 170 milionë. Çdo skuadër e interesuar për lojtarin duhet të paguajë një shifër të ”çmendur” për një portier.