Klubi nënkampion i Europës, Atletiko Madrid, duket se e ka piketuar dëshirën e madhe të kësaj merkato për në pozicionin e sulmuesit. Francezi i Seviljas, Kevin Gameiro, ëshët shndërruar në objektivin kryesor të skuadrës së drejtuar nga argjentinasi Diego Simeone.
Plot 30 milion euro është e gatshme të paguajë Atletiko për arkat e Seviljas, plus 5 milion të tjera në formën e bonuseve, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e francezit. Edhe vetë lojtari duket se dëshiron të transferohet në Vincente Kalderon. Sevilja kishte vendosur më parë çmimin 40 milion euro për sulmuesin, por mungesa e interesimeve në atë çmim bëri që andaluzianët të ulnin pretendimet. Në marrëveshje mund të përfshihet edhe transferimi drejt Seviljas i sulmuesit Luciano Vietto, i cili është gjithashtu një objektiv i Barcelonës.