Dihej që do ishte një transfertë e vështirë ajo në ‘Anoeta’ për ekipin e Atletico Madrid. ‘Los Colchoneros’ u mundën nga Real Sociedad me rezultatin 3-0 në javën e 33-të të La Ligas. Një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën vendosën suksesin për baskët. Do ishte Willian Jose ai që do mbyllet në avantazh pjesën e parë për bardheblutë.
Në pjesën e dytë ai që do vuloste fitoren do ishte Juanmi me një dopietë personale. Me këtë humbje Atletico Madrid duket se i ‘dorëzon’ titullin kampion Barcelones pasi në 5 javë të mbetura diferenca mes tyre dhe katalanasve është 12 pikë dhe tashmë për këtë sezon çështja e titullit duket e mbyllur tashmë.