Ditën e sotme është luajtur finalja e Kupës së Shqipërisë për femra. Sfida me Vllaznisë dhe Apolonisë e luajtur me “Elbasan Arena” është mbyllur me fitoren 3-0 të gocave shkodrane. Në minutën e 19-të të takimit ishte Bajraktari që shënoi golin e parë për Vllazninë duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në favor të tyre. Në të dytën janë sërish femrat shkodrane që shënojnë edhe të dytin, në minutën e 54-të është Megi Doçi, ajo që shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Për të vulosur fitoren mendon Mustafaj që në minutën e 65-të shënon dhe goli e 3-të të ndeshjes. Një sfidë që nuk kishte shumë histori pasi Vllaznia dominoi të gjithë takimin duke bërë që Kupa e Shqipërisë të mbërrijë në Shkodër. Atë që nuk e bëjnë meshkujt, e bëjnë femrat duke nderuar emrin e Vllaznisë në futboll.
Me suksesin e arritur këtë edicion 2018-2019, Vllaznia e femrave shkon në 6 trofe të fituar në Kupën e Shqipërisë.
Apolonia: Hyska; Demiri; Simoni; Cerkini, Amoniku; Goro; Kostaj; Iliadhi, Zargo; Levendi, Goro
Vllaznia: Raxhini; Gjini, Bajraktari; Maliqi; Popoviç; Franja, Paviçeviç; Mustafaj; Gruda; Djegesina; Doçi