Shqiptarët në Serinë A kanë përfunduar këtë javë raundin e parë të këtij sezoni. Ndërsa Hysaj ishte në fushë për Napolin që fitoi ndaj Lacios, edhe Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Xhimshitit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Skuadra e Gasperinit shpartalloi me shifrat 4-0 me Frosinonen. Por vetëm Xhimshiti pati kënaqësinë të shijonte fitoren, teksa Berisha kishte rezervuar stolin. Gardiani i Kombëtares shqiptare është mënjanuar nga tekniku Gian Piero Gasperini, i cili i ka dhënë besimin e plotë Pierluigi Gollinit. Ekipi nga Bergamo siguroi 3 pikët e para falë golave të Alejandro Gomez, Hateboer dhe Pasalic. Xhimshiti luajti 90 minuta të plota dhe pati një ndeshje të qetë. Pas huazimeve te Avellino dhe Benevento qendërmbrojtësi është gati për t’i shërbyer skuadrës deri në fund të sezonit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.