Arsenali ka nisur së fundmi bisedimet me Borussia Dortmundin në lidhje me transferimin e Marco Reusit.
Mediat britanike shkruajnë se francezi Arsene Ëenger është duke e kërkuar zëvendësuesin e mundshëm të Alexis Sanchezit, i cili ende po heziton të nënshkruajë kontratën e re, e cila i mbaron në verën e vitit 2018.
Marco Reus është një nga objektivat kryesore të Arsenalit, ku londinezët kanë ndarë 51 milionë paund për yllin dhe përfaqësuesin e Gjermanisë.
Topçinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë 27-vjeçarit një kontratë me vlerë prej 6.8 milionë paund në vit.
Theksojmë se Reusit kontrata me Dortmundin i mbaron në verën e vitit 2019.