Arsenal duket se është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjeve për futbollistët Aubameyang dhe Mkihtaryan, ndërkohë që duket se kanë “prenotuar” edhe Malcolm për në verë. Por nga Argjentina vijnë lajme se në “radarët” e topçinjve ka rënë sulmuesi 22 vjeçar Cristian Pavon.
Pavon aktivizohet me Boca Juniors dhe shikohet si një zëvendësues ideal për Alexis Sanchez. Edhe ekipi i Bocas duket se është i gatshëm që të lejojë largimin e sulmuesit të tyre, por për një shifër që kap ta paktën 37 milionë euro. Pavon cilësohet si një nga sulmuesit më të talentuar argjentinas dhe mund të grumbullohet në kombëtare edhe për Botërorin Rusi 2018.