Arsenal do ketë një përballje me ekipin suedez të Ostersunds për 1/32 të Europa League. Për londinezët kjo konsiderohet si një takim relativisht i lehtë ku të besuari e Wenger nuk pritet të hasin vështirësi për të kaluar në raundin tjetër.
Por ekipi suedez që deri më tani ka qenë “hirushja” e Europa League mbart një “armë sekrete”. Trajner i ekipit është anglezi Graham Potter. Një trajner anglez që e njeh mirë mentalitetin e Premier League por edhe ekipit londinez. E veçanta rreht Potter është se ai është i vetmi trajner anglez në Europë që vazhdon aventurën në kompeticionet europiane dhe kocidenca bën që ai të ndeshet pikërisht më një ekip anglez si Arsenal.