Migjen Basha do të vazhdojë karrierën e tij në Serinë B italiane. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka gjetur akordin me klubin e Barit për të firmosur një kontratë dy-vjeçare.
Bari këtë sezon synon të ngjitet në Serinë A dhe eksperienca e Bashës do të jetë një ndihmë mjaft e madhe për të realizuar objektivin.
Sipas mediave italiane, zyrtarizimi i lëvizjes do të vijë vetëm pasi drejtuesit e Barit të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me klubin e Luzernës në Zvicër, i cili zotëron kartonin e shqiptarit.