Inter arrin akordin me mbrojtësin zvicerian, Ricardo Rodriguez.
Klubi zikaltër sipas “Calciomercato.com” ka marrë miratimin e futbollistit dhe tashmë mbetet që të gjendet gjuha e përbashkët me klubin e Volfsburgut.
Kartoni i Rodriguez do t’i kushtojë Interit 20 milionë euro.
Në garë për mbrojtësin e krahut ishte edhe Juventusi, ndërsa duelin për të në këtë merkato dimri e ka fituar pikërisht klubi zikaltër.