De Ligt është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë. Paraqitjet e holandezit kanë bërë që shumë skuadra të kthejnë sytë nga ai. Kapiteni i Ajax ka shkëlqyer këtë sezon duke qenë një pikat kyçe të kësaj skuadre si edhe një nga titullarët e kombëtares.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Barcelona ka parakaluar të gjitha skuadart që interesohen për De Ligt duke u bërë kështu ekipi që pritet të pritet të firmos me të. Katalanasit kanë parakaluar edhe Juventusin fal marrëdhënieve të mira që kanë mes tyre dhe pas marrëveshjes me De Jong duket se De Ligt do të jetë goditje e dytë e tyre në merkaton e verës.