Eden Hazard do të jetë përforcimi i parë për Realin e ri të Zinedine Zidane.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, ylli belg i Chelsea ka arritur akordin me skuadrën e La Liga, madje jo vetëm kaq. Ai ka firmosur një kontratë deri në qershor 2025 me kampionët evropian.
Për të përfunduar transferimin, mungon vetëm OK nga klubi anglez, i cili nuk pritet të bëj pas përballë një oferte që tejkalon 100 milionë euro.
Presidenti Florentino Perez tashmë ka vendosur të punojë për të bindur kolegun e tij, Roman Abramoviç ta lë të lirë 28 vjeçarin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.