Vllaznia fitoi me penallti sot takimin me Laçin. Mjaftoi goli i Elis Bakajt për t’i dhënë tre pikët shkodranëve. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka folur për mikrofonin e Supersport.
“Me thënë të drejtën presioni ishte i madh për ne, duke parë se si ka ardhur kampionati. Në këto kushte na duheshin patjetër tre pikët. Në përgjithësi e kontrolluam lojën dhe çuditshëm tërhiqemi pak. I kuptoj djemtë, por natyrshëm duhet të gjejmë qetësinë edhe jo ti japim kundërshtarit hapësirë.
Dëshira është e madhe, por objektivi kryesor është ndeshja e radhës. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim maksimumin. Në këto 11 javë duhet të marrim maksimumin siodomos në shtëpinë tonë.
Bakaj ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje, nuk ka nevojë për reklamë sepse vflet puna e tij. AI nuk është në gjendjen e tij më të mirë, por imagjino nëse do marrim 100% nga ai, do ishte një ndihmë e madhe për ekipin dhe vazhdimësinë”, përfundoi Cungu.