Jorge Sampaoli ka shpallur listën përfundimtare të Argjentinës dhe tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat që do udhëtojnë drejt Rusisë. Kështu pavarësisht se bëri një sezon të mrekullueshëm me Interin dhe fitoi Këpucën e Artë në Itali me 29 gola të shënuar, Mauro Icardi është lënë jashtë përfaqësueses.
Ndërkohë vend ka për Paulo Dybala. Sulmuesi i Juves do jetë pjesë e 2 herë kampionëve të Botës. Përveç tyre në Rusi do jenë edhe emra si : Messi, Di Maria, Higuain, Aguero apo Mascherano ndërkohë një suprizë është grumbulli i një lojtari të panjohur si Maximiliano Meza. Argjentina është një nga kombëtaret favorite për të fituar në Rusi këtë vit.