Te Argjentina i janë kthyer dëshirës së vjetër për të patur trajner Pep Guardiolën. Sipas revistës spanjolle sportive “AS”, krerët e federatës argjentinase të futbollit i kanë ofruar një kontratë 4-vjeccare katalanasit me pagesë 10.5 milionë € në vit.
Guardiola nuk ka dhënë një përgjigje konkrete rreth kësaj ccështjeje, por dihet prej kohësh që ai ëndërron stolin e bardhekaltërve. Kjo është mësuar nga një bisedë me lojtarin e Manchester Cityt Sergio Agueron ku i tregonte “se do të dëshironte” të drejtonte pankinën argjentinase.
Duke parë ecurinë e Manchester Cityt në sezonin e fundit në Premier League si dhe kontrata që skadon në 2021, shihet me shumë pak shpresë kalimi i tij te Argjentina, por ccdo opsion vlen të merret në konsideratë.