Ardjan Takaj ka dhënë një prononcim për “Supersport” për sa i përket ndeshjes Kukësi -Skënderbeu. Kreu i korçarëve vijon të jetë i revoltuar dhe për këtë ka deklaruar:
“Çdo gjë ka mbaruar, çfarë do që të them nuk ka rëndësi, por problemi do jetë në vazhdim dhe po humbi besimi, kush do arbitrojë, Arbitrimi ishte skandaloz, e kanë parë të gjithë. Dje i ka vënë një pikëpyetje të madhe vetes dhe nuk e di se si mund të besohet që ky arbitër të gjykojë sërish. Sa do të rritet standardi, do ketë probleme me arbitrimin, pasi i ka gjithë bota. Duhet të ketë përgjegjshme dhe nuk duhet damkosur kampionati. Edhe Partizani ka pasur një problem të tillë vjet, erdhi fitoi në Korçë, ndërsa ne fituam në Vlorë dhe dolëm kampionë”.
“Jeminin e kam dorëzuar pikërisht për ndeshjen me Kukësin. Ndërrohen emrat, vjen Jorgji, por ky me një guxim shumë më të madh”.
“Miqësia me Gjicin, si ndryshon? Po merrem me arbitrimin, jo me presidentin e Kukësin apo federatën. Po merrem me Jorgjin dhe me Denis Rexhën.”
“Gjoka i ka marrë maksimumin skuadrës së tij. Kukësi ka qenë që në fillim për titull, por sigurisht nuk ka pasur organikën e Partizanit dhe Skënderbeut. Nestin e uroj, pasi ai është kampioni.”
“Nuk më shqetësoi kartoni i kuq i Micit, pasi ekipi po luante dhe po kërkonte fitoren. Penalltia nuk ishte. Penalltia e Latifit ishte. Aty acarimi i lojtarëve arriti kulmin dhe arbitri ishte tendencioz dhe donte t’i jepte me patjetër fitoren Kukësit. Ajo solli nervozizëm dhe doli edhe Osmani me të kuqe.”
“Nëse kryesori e ka ndarë mendjen për ta bërë diçka të tillë, jo të jenë pesë, por sa të duan, nuk ndryshon gjë.”