Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive”, në RTSH. Gjatë emisionit, Takaj është pyetur nga moderatorja për kundërshtarët, ndërsa ai ka thënë se ata janë aty
“Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi”, ka thënë Takaj.
Pak ditë më parë, Newsport.al zbuloi ekskulivisht një bisedë mes Takajt dhe Dritan Dervishit, ku ky i fundit thoshte se Pano Xhixho e ka gisht në dënimin e dhënë nga UEFA për Skënderbeun.