Gazetari i futbollit Gëzim Sinemati u shpreh se kombëtarja jonë në sfidën ndaj Turqisë luajti qëllimisht dobët për të larguar Christian Panuccin. Në “Proçesi Sportiv”, ai deklaroi se besonte që në fillim që Edi Reja do të zgjidhej si trajneri i ri i Shqipërisë meqënëse u dërgua te zyra e Kryeministrit Rama për të pranuar ofertën e stolin tonë.
“Reja kur erdhi në Shqipëri, e çuan te Kryeministri për ta bindur të merrte Shqipërinë. Nuk kam besuar te këto historitë se Donadoni e Zaccheroni do të kërkonin drejtimin e kombëtares sonë. Na bën me turp. Luajtëm me Turqinë të hiqnim Panuccin dhe të vinte Reja. Luajtëm për të sjellë Rejan në stol. Vuajmë nga një problem i madh që i zëvendësojmë shpesh trajnerët e kombëtares. Te bëhen më shumë ditë pa trajner se me trajnerë. Rrinë pak dhe ikin”, u shpreh Sinemati.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.