Tirana tashmë ka trajner të ri. Ardian Mema ka nisur menjëherë nga punë për javën e ardhshme të kampionatit që do e luajë ndaj Flamurtarit të Ilir Dajës. Tekniku ka zgjedhur një metodë të veçantë në stërvitje, që nuk është shumë e lehtë për t’u aplikuar.
Mema ka sjellë në ekip harmoninë, frymën e bashkëpunimit, që duhet thënë se është shumë e rëndësishme për ecurinë e lojtarëve. Duke filluar nga kapiteni Erando Karabeci, për të vazhduar më pas me Dajën, portierin Lika etj.
Normalisht që skuadra ka nevojë edhe për lider dhe Mema këtë e di më së miri. Lojtari i duhur për ta bërë këtë gjë është kapiteni Karabeci, i mbështetur edhe nga lojtarët e tjerë të sipërpërmendur.