Ndeshja Domosdova-Delvina e luajtur për javën e parë të Kategorisë së Dytë dhe që përfundoi me rezultatin 0-3 për miqtë pati një çudi në vetvete. Përveç lojës që shkoi e qetë dhe nuk pati probleme ajo që bëri përshtypje në takimin e djeshëm është se arbitri i katërt i takimit i lajmëronte zëvendësimet me gojë.
Kjo për faktin se tabelat e gjyqtarëve kanë pasur mungesë në numra ku përveç numrit 6 dhe 16 gjyqtari i katërt nuk ka pasur numra të tjerë. Në këtë mënyrë ai i ka lajmëruar zëvendësimet me gishtat e dorës ose me gojë.
Ky rast tregon edhe njëherë për situatën që përjetohet në kategoritë inferiore të futbollit tonë. Rasti i djeshëm ka krijuar të qeshura pafund tek tifozët e pranishëm.