Prej dy ditësh, sektori i arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar testimet fizike të gjyqtarëve të Superiores. Procesi Sportiv raportonte se të gjithë “bilbilat” nuk i kishin kaluar provat, madje edhe ata që mbajnë stemën e FIFA-s.
Megjithatë newsport.al ka mësuar se Enea Jorgji dhe Eldorian Hamiti janë dy gjyqtarët që ia kanë dalë me sukses. Ndërsa arbitri tjetër i FIFA-s, Juxhin Xhaja ndodhet jashtë vendit. Ai do të provohet nesër me pjesën tjetër të gjyqtarëve që ende s’i kanë zhvilluar testet fizike.
Ndërkohë për sa i përket arbitrave anësorë, mësohet se kanë mbetur vetëm 6 vetë nga 20 të testuar.