Takimi i fundit që do të luhet sot në Kategorinë e Parë, në orën 14:00 është ajo mes Apolonisë dhe Turbinës. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit.
Apolonia do tentojë të marrë një rezultat pozitiv ditën e sotme për tu afruar më shumë vendit të dytë që aktualisht mbahet nga Bylisi që do përballet sot me Pogradecin.
Pak orë se takimi të startojë, newsport.al ka zbuluar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në fushën e blertë, që janë si më poshtë.
Gjyqtarët e takimit:
Kategoria e Parë-Grupi B
Apolonia-Turbina
Erjon Bastari- Tiranë
Denis Agaraj -Tiranë
Elidon Shehu- Tiranë
Elidon Halo -Memaliaj