Klubi fierak pas firmës me portierin Romeo Harizaj ditën e djeshme, sot ka bërë zyrtarizimin edhe për dy lojtarët e tjerë të defensivës. Dy lojtarë të ardhur nga kampionati maqedonas, një mbrojtësi djathtë dhe një shkatërrues, kanë firmosur me Apoloninë.
Sipas burimeve pranë klubit, lojtarët kanë firmosur kontrata 4-vjeçare. Filip Stojanovski është mbrojtësi 19-vjeçar që ka firmosur për krahun djathtë. Ai ka luajtur më parë për Sileksin në Superligën maqedonase.
Ramadan Ibrahimov, shqiptar i Maqedonisë, është mesfushori shkatërrues që ka firmosur me bardhejeshilët. Në karrierën e tij Ibrahimov është aktivizuar për Rabotniçkin në kampionatin maqedonas. Përpos emrave të përmendur më sipër, te Apolonia vazhdon provën Rafeski, i cili është aktivizuar në sfidën kundër Tiranës.