Mesfushori shqiptar që aktivizohet prej afro një viti në kampionatin rus me Anzhin, Bernard Berisha, po përjeton momentet më të mira. Pas golit të shënuar këtë fundjavë në kampionat, ai i ka shërbyer Anzhit me një tjetër gol të shënuar në ndeshjen e Kupës së Rusisë.
Në fitoren 4-0 të Anzhit, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës arriti që të realizojë golin e katërt të takimit, duke “vulosur” fatin e skuadrës së tij për të ardhmen në Kupën e Rusisë.