Pas dy fitoreve radhazi, Anzhi i Bernard Berishës nuk ka mundur që të ruajë ecurinë, ndërsa është thyer nga Spartaku i Moskës, i cili pas fitores së sotme merr kreun e tabelës në kampionatin rus.
Berisha e nisi ndeshjen si titullar, duke u vendosur në krahun e majtë të mesfushës, por që nuk mundi që të ndihmojë skuadrën e tij si në ndeshjet e tjera. Anzhi humbi një mundësi të mirë, ku pas javës së 5 ndodhet në kuotën e 7 pikëve, pasi një rezultat tjetër mund ta ngjiste më lartë në tabelën e klasifikimit.