Aleks Sandro dhe Leonardo Bonuçi mund të transferohen te Çelsi. Sipas “Goal.com”, klubi anglez ka shfaqur interes për dy lojtarët e Juventusit. Bëhet e ditur se drejtuesit e Çelsit janë të gatshëm për të ofruar 114 milionë euro për shërbimet e dy lojtarët.
Po përveç këtyre, trajneri Antonio Konte ka në fokus edhe disa futbollistë të tjerë si Romelu Lukakun e Evertonit, Tiemoue Bakayoko të Monakos dhe Ëilly Caballero të Mançester Sitit.