Marrëdhëniet e tendosura mes Antonio Contes dhe drejtuesve të klubit të Chelsea mund të sjellin largimin e parakohshëm të trajnerit italian nga kampionët e Premier League-s.
Sipas raportimeve të fundit që sjell “Telegraph”, objektivi i Chelsea në rast se largohet Conte është Luis Enrique.
Ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës është momentalisht i papunë, pas largimit nga stoli i katalanasve.
Chelsea është i gatshëm të ‘mbulojë në ar’ trajnerin spanjoll për t’u rikthyer në aktivitet më shpejt seç ai e kishte parashikuar.
Kampionët e Anglisë nuk duan të gjenden të papërgatitur pas një largimi të mundshëm të Conte-s, ndaj Luis Enrique mbetet në vëzhgim të rreptë…